Sabotimet në Iran mund të ndezin një përshkallëzim të plotë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i98777-sabotimet_në_iran_mund_të_ndezin_një_përshkallëzim_të_plotë
Misioni i Iranit në OKB ka denoncuar një artikull të gazetës Bloomberg që ka vlerësuar vrasjen e shkencëtarëve bërthamorë iranianë dhe ka inkurajuar sabotimet në infrastrukturën e Iranit, duke paralajmëruar kundër masave "barbare" që mund të shkaktojnë një përshkallëzim të plotë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 19, 2020 17:29 Europe/Tirane
  • Sabotimet në Iran mund të ndezin një përshkallëzim të plotë

Misioni i Iranit në OKB ka denoncuar një artikull të gazetës Bloomberg që ka vlerësuar vrasjen e shkencëtarëve bërthamorë iranianë dhe ka inkurajuar sabotimet në infrastrukturën e Iranit, duke paralajmëruar kundër masave "barbare" që mund të shkaktojnë një përshkallëzim të plotë.

Alireza Mirjusefi, drejtor e zyrës së mediave të Misionit të Iranit në OKB, iu përgjigj një artikulli të Bloomberg të shkruar nga Eli Lake me titull, "Sabotimi në Iran është më i preferuar se një marrëveshje me Iranin". Në përgjigjen e tij të botuar në gazetën amerikane të lajmeve, Mirjusefi tha se artikulli i  Lake është " kundër të gjitha standardeve të gazetarisë dhe inkurajon dhunën, terrorin dhe sabotazhin, si dhe përmban një numër gabimesh dhe supozimesh faktike." Ai vuri në dukje se "lavdërimi i vrasjes së paligjshme të shkencëtarëve bërthamorë iranianë dhe inkurajimi i sabotimit në infrastrukturat e Iranit është përkrahje e veprimeve çnjerëzore, barbare që promovojnë dhunën dhe terrorizmin. Veprime të tilla nuk bëjnë asgjë tjetër veçse i mbajnë tensionet të larta dhe mund të ndezin një përshkallëzim të plotë".