Barzani: Irani fqinj i rëndësishëm i Irakut dhe fuqi rajonale
(last modified Mon, 20 Jul 2020 07:07:33 GMT )
Korrik 20, 2020 09:07 Europe/Tirane
  • Barzani: Irani fqinj i rëndësishëm i Irakut dhe fuqi rajonale

Nicheravan Barzani kreu i rajonit të Kurdistanit të Irakut në konferencën e përbashkët për shtyp me Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, takim që u mbajt në Erbil të Kurdistanit të Irakut deklaroi se Irani është fqinj i rëndësishëm i Irakut dhe rajonit të Kurdistanit dhe një fuqi rajonale.

Nichervan Barzani, në këtë konfernecë për shtyp përmendi ndihmat e Iranit për qeverinë dhe popullin irakian dhe tha se populli i Irakut kurrë nuk do të harrojë ndihmat e Iranit për Irakun dhe rajonin e Kurdistanit. Ndër të tjera Nichervan Barzani tha: Me ministrin e jashtëm i Iranit diskutuan mbi situatën politike në rajon dhe mbi ndikimin e gjendjes së krijuar nga virusi korona në aktivitetet e dy palëve. Nga ana e tij ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në këtë konferencë për shtyp theksoi rëndësinë e Iranit dhe Irakut në rajon dhe tha se Irani gjithmonë kërkon zgjerimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve me Irakun. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit përmendi marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe tha se Irani synon zgjerimin e marrëdhënieve me Irakun sidomos në fushën e energjisë. Shefi i diplomacisë iraniane në kuadër të vizitës së tij me program të ngjeshur në Irak, dje është takuar edhe me Masrur Barzani kryeministër i rajonit të Kurdistanit të Irakut. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit mëngjesin e së dielës në krye të një delegacioni të lartë shkoi në Bagdad ku u takua me funksionarët e lartë të këtij vendi, mes tyre presidentin, kryetarin e parlamentit, ministrin e jashtëm, kreun e këshillit të lartë gjyqësor të Irakut, kryetarin e forcës së mobilizimit popullor Hashd Shabi, kryetarin e koalicionit Fat’h, kreun e lëvizjes Urtësia Kombëtare dhe shumë të tjerë me të cilët diskutoi për çështje dypalëshe, zhvillimet e fundit në rajon dhe në botë dhe për dosjen e martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmani dhe Abu Mehdi Muhandes.

Tags