Ekzekutohet me vdekje spiuni i CIA-s dhe Mosadit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i98783-ekzekutohet_me_vdekje_spiuni_i_cia_s_dhe_mosadit
Në Iran është zbatuar verdikti gjyqësor për dënim me vdekje për një spiun të CIA-s amerikane dhe Mosadit të regjimit sionist.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 20, 2020 09:07 Europe/Tirane
  • Ekzekutohet me vdekje spiuni i CIA-s dhe Mosadit

Në Iran është zbatuar verdikti gjyqësor për dënim me vdekje për një spiun të CIA-s amerikane dhe Mosadit të regjimit sionist.

Mahmud Musavi Maxhd, i dënuar për bashkëpunim me CIA-n amerikane dhe Mosadin është ezkekutuar me vdekje. Ky spiun kundrejt dollarëve amerikanë ka dhënë informacione sigurie mbi forcat e armatosurë të Iranit, forcat Kods të gardës revolucionare dhe vendndodhjen e gjeneral Kasem Sulejmanit dhe për këtë është dënuar nga gjykata e Revolucionit me dënim me vdekje. Musavi u arrestua më 10 tetor 2018 dhe dega 15 e gjykatës revolucionare më 29 gusht të vitit 2019 ka dhënë verdiktin për dënim me  vdekje. Verdikti është dhënë pas një procesi të ndjekur edhe në gjykatën e lartë të Republikës Islamike të Iranit.