Shpallet rezultati i zgjedhjeve parlamentare në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i98845-shpallet_rezultati_i_zgjedhjeve_parlamentare_në_siri
Komisioni i Lartë Zgjedhor i Sirisë të martën në mbrëmje njoftoi rezultatet e zgjedhjeve të treta parlamentare.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 22, 2020 03:41 Europe/Tirane
  • Shpallet rezultati i zgjedhjeve parlamentare në Siri

Komisioni i Lartë Zgjedhor i Sirisë të martën në mbrëmje njoftoi rezultatet e zgjedhjeve të treta parlamentare.

Gjykatësi Summer Zamarig në një konferencë për shtyp tha se komitetet gjyqësore në disa provinca të Sirisë kanë përfunduar numërimin e votave dhe kanë dhënë rezultatet e zgjedhjeve. Ai deklaroi se pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare të Sirisë që u mbajtën të dielën ishte 33.17 përqind. Sipas Ministrit Sirian të Drejtësisë, një nga arsyet e pjesëmarrjes së ulët të popullit sirian në këto zgjedhje ishte përhapja e virusit Korona. Votimi për zgjedhjet e treta parlamentare në Siri, bazuar në kushtetutën e vendit të vitit 2012, filloi në orën 7 të mëngjesit të ditës së dielë. Që në orën e parë të hapjes së qendrave të votimit, pjesëmarrja e popullit në zgjedhje ka qenë e mirë. Në këto zgjedhje, populli sirian do të zgjedhë 250 deputetë të rinj nga 1658 kandidatë për mandatin e ardhshëm katër vjeçar në parlament. Secila nga 14 provincat e Sirisë konsiderohet zonë elektorale.