Iran, 221 vdekje dhe 2.621 raste të reja me virusin Korona
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i98882-iran_221_vdekje_dhe_2.621_raste_të_reja_me_virusin_korona
Ministria e Shëndetësisë së Iranit duke vë në dukje se deri më tani në Iran janë regjistruar 284.034 persona të infektuar me virusin Korona, ka deklaruar se gjithashtu deri më tani 247.230 persona të infektuar me virusin Covid-19, janë kuruar plotësisht dhe janë liruar nga spitalet.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 23, 2020 09:15 Europe/Tirane
  • Iran, 221 vdekje dhe 2.621 raste të reja me virusin Korona

Ministria e Shëndetësisë së Iranit duke vë në dukje se deri më tani në Iran janë regjistruar 284.034 persona të infektuar me virusin Korona, ka deklaruar se gjithashtu deri më tani 247.230 persona të infektuar me virusin Covid-19, janë kuruar plotësisht dhe janë liruar nga spitalet.

Sima Sadat Lari, zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, sot në konferencën për shtyp publikoi statistikat më të fundit në lidhje me përhapjen e virusit Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Iran dhe tha: “Në  bazë të statistikave të konfirmuara nga analizat, gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 2.621 raste të reja të personave të infektuar me virusin Korona dhe numri i përgjithshëm i personave të infektuar me virusin Covid-19 në Iran ka shkuar në 284.034 persona".

Ajo shtoi: “Për fat të mirë deri më tani 247.230 persona të infektuar me virusin Korona, janë kuruar plotësisht dhe janë liruar nga spitalet dhe ky proces tani po vazhdon me një shpejtësi më të madhe”.

Sima Sadat Lari në vazhdim tha: “Për fat të keq në 24 orët e kaluara, 221 persona të infektuar me virusin Covid-19, kanë vdekur dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga ky virus në Iran ka shkuar në 15.064 persona. Ndërkohë 3.667 persona të infektuar akoma ndodhen në repartin intensiv të spitaleve".

Sima Sadat Lari në fund shtoi se deri më tani janë kryer 2.254.123 analiza gjaku për virusin Korona.