Musavi: Zjarret e fundit në Iran nuk kanë lidhje me sulme kibernetike
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i98884-musavi_zjarret_e_fundit_në_iran_nuk_kanë_lidhje_me_sulme_kibernetike
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në kundërpërgjigje të pretendimeve në lidhje me veprimet destruktive dhe sulmet kibernetike kundër Iranit, deklaroi se zjarret e fundit nuk kanë lidhje me sulmet kibernetike.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 23, 2020 09:51 Europe/Tirane
  • Musavi: Zjarret e fundit në Iran nuk kanë lidhje me sulme kibernetike

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në kundërpërgjigje të pretendimeve në lidhje me veprimet destruktive dhe sulmet kibernetike kundër Iranit, deklaroi se zjarret e fundit nuk kanë lidhje me sulmet kibernetike.

Sejed Abas Musavi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, në një prononcim para gazetarëve, ka reaguar ndaj pretendimeve rreth veprimeve destruktive dhe sulmeve kibernetike kundër Iranit që janë bërë nga disa shtete dhe regjime dhe ka thënë: “Me mijëra sulme kibernetike tentohen të bëhen për çdo ditë kundër objekteve të infrastrukturës së Iranit gjë që nuk është diçka e re dhe shumica e këtyre sulmeve mbesin shterp dhe neutralizohen nga sistemet mbrojtëse dhe nga ekipet e reagimit kundër sulmeve kompjuterike”.

Musavi vuri në dukje zjarret e fundit dhe tha se këto zjarre nuk kanë lidhje me sulme kibernetike dhe nuk kanë pasur lidhje fare me urdhrin e presidentit të Amerikës për kryerjen e sulmeve kibernetike kundër Iranit dhe kundër disa vendeve të tjera, ndërsa shtoi: “Nga tani e tutje, për çfarëdo lloj sulmi kibernetik kundër Iranit i dyshuar kryesor është Qeveria e Amerikës, përveç nëse vërtetohet e kundërta”.

Musavi gjithashtu tha se Teherani do të njekë në nivel ndërkombëtar urdhrin e paligjshëm të dhe kriminal dhe vërtetimin e përgjegjësisë së qeverisë së Amerikës, ndërsa theksoi: “Irani e konsideron të rezervuar të drejtën e vet për kryerjen e veprimit në kundërpërgjigje në mënyrë adekuate dhe në kohën e përshtatshme”.