Irani në prag të përdorimit të teknologjisë 5G
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i98932-irani_në_prag_të_përdorimit_të_teknologjisë_5g
Zëvendësministri i telekomunikacionit në Iran tha se një provë e parë e gjeneratës së pestë të komunikimeve mobile (5G) është kryer me sukses në një laborator në Teheran.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 23, 2020 17:30 Europe/Tirane
  • Irani në prag të përdorimit të teknologjisë 5G

Zëvendësministri i telekomunikacionit në Iran tha se një provë e parë e gjeneratës së pestë të komunikimeve mobile (5G) është kryer me sukses në një laborator në Teheran.

5G është një azhurnim teknologjik i 4G LTE dhe mund të shfrytëzojë të njëjtat breza frekuencash si kësaj të fundit. Me këtë azhurnim, një numër i madh i pajisjeve të lidhura mund të përfitojnë nga shpejtësia e përmirësuar. Një raport i veçantë nga agjensia zyrtare iraniane e lajmeve IRNA tha se ky testim i parë u krye nga operatori i dytë i telefonisë celulare të Iranit, MTN Irancell.