Irani në prag të përdorimit të teknologjisë 5G
Korrik 23, 2020 17:30 Europe/Tirane
Zëvendësministri i telekomunikacionit në Iran tha se një provë e parë e gjeneratës së pestë të komunikimeve mobile (5G) është kryer me sukses në një laborator në Teheran.
5G është një azhurnim teknologjik i 4G LTE dhe mund të shfrytëzojë të njëjtat breza frekuencash si kësaj të fundit. Me këtë azhurnim, një numër i madh i pajisjeve të lidhura mund të përfitojnë nga shpejtësia e përmirësuar. Një raport i veçantë nga agjensia zyrtare iraniane e lajmeve IRNA tha se ky testim i parë u krye nga operatori i dytë i telefonisë celulare të Iranit, MTN Irancell.
Tags