Ministria e jashtme reagon ndaj provokimit të dy avionëve luftarakë amerikanë
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ditë e premte ka reaguar ndaj provokimit të rrezikshëm të dy avionëve luftarakë amerikanë ndaj avionit civil iranian të kompanisë Mahan mbi hapësirën ajrore të Sirisë dhe ka thënë se ngjarja është në shqyrtim e sipër dhe pas nxjerrjes së rezultatit do të ndërmerren hapat e nevojshme politike dhe juridike.
Abas Mousavi gjithashtu shtoi se Maxhid Takhtrevançi në një kontakt telefonik me Antonio Guterres, sekretarin e përgjithshëm të OKB, ka paralajmëruar këtë të fundit se për çdo lloj aksidenti që muind të ndodhë gjatë kthimit të avionit civil iranian, përgjegjës është amerikan. Ky mesazh gjithashtu i është dërguar ambasadorit të Zvicrës në Teheran. Burimet informative të lajmeve njoftuan se 2 avionë luftarakë amerikanë i janë afruar avionit të transportit civil të kompanisë ajrore Mahan mbi hapësirën qiellore të Sirisë duke e vënë në rrezik këtë avion. Pas ngacmimeve të avionëve luftarakë amerikane, piloti i avionit civil Mahan për të mos u përplasur me ata është detyruar të ulë lartësinë e fluturimit dhe nga kjo ngjarje disa pasagjerë janë dëmtuar. Avionët luftarakë amerikane i janë afruar avionit civil iranian deri në 100 metra largësi. Sipas pilotit të avionit Mahan, dy avionët luftarakë që kanë vënë në rrezik avion civil ishin amerikanë, pasi në kontaktet që piloti ka pasur me avionët luftarakë për t’i paralajmëruar ata që të respektojnë distancën, ata veten e kanë prezantuar si amerikanë.