Ruhani: Populli i Iranit nuk gjunjëzohet përball presioneve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i98972-ruhani_populli_i_iranit_nuk_gjunjëzohet_përball_presioneve
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje komplotet e armiqve për ta goditur Iranit dhe deklaroi se populli i Iranit ka kapacitetin e mjaftueshëm për të rezistuar dhe qëndruar përball presioneve dhe nuk do të gjunjëzohet kurrë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 25, 2020 15:10 Europe/Tirane
  • Ruhani: Populli i Iranit nuk gjunjëzohet përball presioneve

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje komplotet e armiqve për ta goditur Iranit dhe deklaroi se populli i Iranit ka kapacitetin e mjaftueshëm për të rezistuar dhe qëndruar përball presioneve dhe nuk do të gjunjëzohet kurrë.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e shtunë në mbledhjen e shtabit kombëtar për ta luftuar pandeminë Korona, tha: "Populli i Iranit përball sanksioneve, virusit Korona dhe çfarëdo lloj problemi tjetër të madh, me bashkëpunim dhe solidaritet do ta bëjë të lehtë dhe të tejkalueshëm atë problem".

Ruhani shtoi përurimi i projekteve të mëdha kombëtare pavarësisht sanksioneve dhe problemeve të krijuara për shkak të virusit Korona, tregojnë se vendi po ec në rrugën drejt progresit, ndërsa shtoi: "Shpresa në të ardhmen, maturia dhe programimi i drejtë, janë dy elementë të rëndësishëm për tejkalimin e problemeve dhe për të arritur në një ta ardhme më të mirë".

Presidenti iranian gjithashtu duke vë në dukje organizimin e ceremonive të muajit Muharrem dhe zimbajtjes me rastin e përvjetorit të martirizimit të Imam Husejnit (a.s.), tha se këto ceremoni duhet të organizohen në mënyrë madhështore në të gjithë Iranit, por gjithnjë duke respektuar protokollet higjienike dhe shëndetësore.