Përvjetori i operacionit Mersad
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i98993-përvjetori_i_operacionit_mersad
26 korriku përkon me përvjetorin e fitores së madhe të forcave të Gardës Revolucionare dhe të ushtrisë në operacionin kundër grupit terrorist MEK në kufijtë perëndimorë të Iranit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 26, 2020 08:01 Europe/Tirane
  • Përvjetori i operacionit Mersad

26 korriku përkon me përvjetorin e fitores së madhe të forcave të Gardës Revolucionare dhe të ushtrisë në operacionin kundër grupit terrorist MEK në kufijtë perëndimorë të Iranit.

Më 26 korrik të vitit 1988, nisi operacioni i quajtur Mersad kundër grupit terrorist MEK i cili kishte mbështetjen e regjimit të Sadam Huseinit. Operacioni u krye në provincën Kermanshah në perëndim të Iranit. Dy ditë përpara operacionit Mersad, grupi terrorist MEK kishte mbledhur forcat e tij në kufirin mes Iranit dhe Irakut dhe nga ish regjimi Bath i Irakut ishte pajisur me armë të rëndë dhe gjysmë të rënda për të luftuar kundër Iranit. Forcat e këtij grupi terrorist kujtonin se do të kalonin rrugën kryesore për në Iran pa asnjë pengesë dhe për një kohë të shkurtër do të arrinin në Teheranin kryeqytetin e Iranit. Mirëpo forcat iraniane në pritën Patak në perëndim të Iranit, rrethuan pjesëtarët e grupit terrorist MEK dhe pas 3 ditë luftime më në fund fituan përballë këtij grupi. Fjala arabe Mersad nënkupton fjalën shënjestër dhe kjo fjalë është zgjedhur për shkak të planit të thurur nga forcat iraniane për kryerjen e operacionit. Në operacionin Mersad janë vrarë dhe plagosur më shumë se 4,800 pjesëtarë të grupit terrorist MEK ku sigurisht në mesin e të vrarëve dhe personave të kapur rob, gjendeshin edhe disa anëtarë të lartë të grupit terrorist MEK.