Amerika ndjek politikën e iranofobisë në rajon
Asistenti i lartë i ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit në takimin që pati me ministrin këshilltar për çështjet e jashtme të Katarit deklaroi se Amerika në rajon ndjek politikën e iranofobisë dhe destabilizimin e rajonit.
Ali Asgar Khaxhi, asistent i ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit për çështjet politike, ditën e martë ka vizituar Dohan ku është takuar me Sulltan Merikhi ministër këshilltar për çështjet e jashtme të Katarit. Në këtë takim është diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe dhe për zgjerimin e lidhjeve politike dhe ekonomike mes dy vendeve si dhe për organizimin e takimit të komisionit të përbashkët Iran-Katar. Gjithashtu palët diskutuan për nivelin e lidhjeve tregtare në rajon dhe vazhdimin e këshillimit mes dy vendeve. Khaxhi, vizitat e fundit të funksionarëve amerikanë në rajon i ka cilësuar si masë për zgjerimin e iranofobisë. Brian Hook përfaqësuesi special i Amerikës për Iranin ka shtuar vizitat e tij në rajon në përpjekje për të shtyrë afatin e embargos së armatimeve kundër Iranit.