SHBA nga truket për media mashtron botën mbi JCPOA
Ambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara ka thënë se SH.B.A me truket e mediave po mashtron botën dhe pretendon se Marrëveshja Bërthamore e Iranit e vitit 2015 e njohur si Plani i Përbashkët i Aksionit (JCPOA) nuk ka asnjë bazë ligjore në KB.
Në një Twitter të tij të Mërkurën, Maxhid Takhtrevançi tha: Përpjekjet diplomatike për të arritur një zgjidhje gjithëpërfshirëse, afatgjatë dhe të duhur për çështjen bërthamore iraniane, u përmblodhën në Planin e Përbashkët të Aksionit (JCPOA) të arritur më 14 korrik 2015 nga Kina, Franca, Gjermania, Federata Ruse, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (E3 / EU + 3) dhe Republika Islamike e Iranit. Presidenti amerikan Donald Trump tërhoqi në mënyrë të njëanshme vendin e tij nga marrëveshja ndërkombëtare të martën, 8 maj 2018, në kundërshtim me angazhimet e Uashingtonit nën JCPOA dhe njoftoi kthimin e sanksioneve bërthamore. Tani ai është bazuar në pretendimin se marrëveshja nuk është një traktat ndërkombëtar dhe nuk ka asnjë lidhje me Këshillin e Sigurimit. Ky pretendim ndiqet në kohën kur administrata Trump kërkon të ndajë marrëveshjen bërthamore nga Rezoluta 2231 dhe më tej pretendon se është një nga pjesëmarrësit në këtë marrëveshje dhe në këtë kontekst ka të drejtën të përdorë mekanizmat e propozuar në marrëveshje, përfshirë mekanizmin Moshe për të zgjatur embargon e armëve kundër Iranit. Këto pretendime janë mohuar nga Rusia dhe Kina, si dhe aleatët evropianë të SHBA.