Hapet qendra e madhe tregtare iraniane në Venezuelë
Në vazhdim të bashkëpunimeve të përbashkëta të Iranit dhe Venezuelës dhe në kuadër të përballjes me sanksionet e njëanshme të Amerikës kundër të dy vendeve, është hapur qendra e madhe tregtare iraniane në Venezuelë.
Kanali televiziv Tele Sur njoftoi se autoritetet e Venezuelës ditën e mërkurë në Karakas, kryeqytetin e Venezuelës, në mënyrë kanë hapur qendrën e madhe tregtare iraniane me emrin “Megasis” dhe kjo qendër tregtare ka filluar funksionin e vet.
Qendra tregtare “Megasis” është hapur me investimin e përbashkët të Iranit dhe Venezuelës në vlerë të 10 miliardë dollarë. Ceremonia zyrtare e hapjes së kësaj qendre tregtare është zhvilluar me pjesëmarrjen e ambasadorit iranian në Karakas dhe autoriteteve të Venezuelës.
Irani në këtë projekt ka hyr në bashkëpunim me rreth 150 kompani venezuelase. Në këtë qendër të madhe tregtare ofrohen rreth 2500 artikuj të prodhuar nga Irani. Hapja e kësaj qendre të madhe tregtare konsiderohet një hap drejt bashkëpunimit me të gjerë mes Venezuelës dhe Iranit.