Ambasada iraniane dhuron 500 ekzemplarë të Kur’anit për myslimanët e Bullgarisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i99145-ambasada_iraniane_dhuron_500_ekzemplarë_të_kur’anit_për_myslimanët_e_bullgarisë
Ambasadori i Republikës Islamike të Bullgarisë gjatë një takimi dhe bisedimi me kryemyftiun e Bullgarisë, ka dhuruar 500 ekzemplarë të Kur’anit për myslimanët e këtij vendi.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 30, 2020 15:10 Europe/Tirane
  • Ambasada iraniane dhuron 500 ekzemplarë të Kur’anit për myslimanët e Bullgarisë

Ambasadori i Republikës Islamike të Bullgarisë gjatë një takimi dhe bisedimi me kryemyftiun e Bullgarisë, ka dhuruar 500 ekzemplarë të Kur’anit për myslimanët e këtij vendi.

Sejed Muhamed Xhavad Resuli, ambasadori i Iranit në Bullgari, ditën e mërkurë në takim me kryemyftiun e Bullgarisë, duke thënë se Amerika dhe regjimi sionist synojnë që me zbatimin e planit të ashtuquajtur “akordi i shekullit”, t’i pushtojnë të gjitha territoret e myslimanëve, deklaroi: “Në këto rrethana detyrë e të gjithë neve është kjo që ta dërgojmë zërin e popullit të shtypur të Palestinë për të gjithë botën”.

Ambasadori i Iranit në Bullgari gjithashtu vuri në dukje pohimet e qartë të autoriteteve amerikane në krijimin e grupit terrorist ISIS dhe në pajisjen e terroristëve të këtij grupi dhe financimin e tij nga ana e disa shteteve, shtoi: “Qëllimi kryesor i atyre është prezantimi i një imazhi të dhunshëm të Islamit dhe krijimi i urrejtjes ndaj Islamit dhe krijimin e konflikteve mes myslimanëve”.

Kryemyftiu i Bullgarisë në këtë takim ka mirëpritur dhurimin e 500 ekzemplarëve të Kur’anit të shenjtë nga ambasada e Iranit në Bullgari dhe ka thënë: “Këta Kur’an do të shpërndahen për fëmijët të cilët po marrin pjesë në kurset e mësimit të Kur’anit të shenjtë”.