Raketa e re anti-radar e Iranit
Gjatë stërvitjes ushtarake "Profeti i Madh-14" të organizuar nga Garda Revolucionare e Iranit, u zbulua një raketë balistike anti-radar (ARM).
Fotot tregojnë raketën në veprim, duke sulmuar një prototip të radarit të sistemit mbrojtës amerikan. Impakti i saj i fuqishëm dëshmon për shpejtësinë e saj në sulm. Raketat balistike anti-radar janë një iniciativë që është në dispozicion vetëm për Republikën Islamike të Iranit. Pak vende që kanë armë të mbrojtjes ajrore posedojnë vetëm raketa anti-radar që shkrepen nga ajri. Pothuajse 6 vjet më parë, Forca Hapësinore e Gardës Revolucionare të Iranit zbuloi Hormuz-1, raketën e parë balistike anti-radar të Iranit, e aftë për të shkatërruar sistemet e radarit në transportuesve të avionëve, si dhe bateritë anti-raketore si p.sh. Patriot. Falë sistemit të saj të kombinuar të udhëzimit dhe sistemit të navigimit inercial, raketa balistike anti-radar Hormuz-1 e lokalizon objektivin e saj me precizion të lartë dhe godet saktësisht burimin e përhapjes së valëve. Gjatë manovrës së IRGC të quajtur Profeti i Madh-14, u testua një raketë e re anti-radar e prodhuar nga Irani dhe karakteristika e saj më dalluese ishte shpejtësia e saj hipersonike dhe fuqia e madhe shkatërruese.