Mousavi: Marrëveshja Iran-Kinë është një udhërrëfyes për marrëdhëniet e ardhshme
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i99156-mousavi_marrëveshja_iran_kinë_është_një_udhërrëfyes_për_marrëdhëniet_e_ardhshme
Teheran (PT) - Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Sejed Abbas Mousavi të enjten deklaroi se marrëveshja e bashkëpunimit 25-vjeçar me Kinën është një perspektivë për marrëdhëniet e ardhshme afatgjata midis dy vendeve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 31, 2020 02:55 Europe/Tirane
  • Mousavi: Marrëveshja Iran-Kinë është një udhërrëfyes për marrëdhëniet e ardhshme

Teheran (PT) - Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Sejed Abbas Mousavi të enjten deklaroi se marrëveshja e bashkëpunimit 25-vjeçar me Kinën është një perspektivë për marrëdhëniet e ardhshme afatgjata midis dy vendeve.

Sejed Abbas Mousavi e përshkroi Kinën si një vend të rëndësishëm në lindje të Azisë dhe tha: "Meqenëse Irani është një vend i rëndësishëm në perëndimin e Azisë, Kina gjithashtu ka kapacitete të shumta dhe ajo së shpejti do të bëhet fuqia e parë ekonomike në botë." Duke iu referuar reagimeve të fundit negative të qeverisë amerikane dhe disa vendeve evropiane ndaj marrëveshjes Iran-Kinë, Mousavi shtoi: "Kjo është e natyrshme pasi armiqtë janë përpjekur të pengojnë bashkëpunimin midis Republikës Islamike me botën". Ai gjithashtu foli për pasivitetin evropian drejt Planit të Përbashkët të Aksionit (JCPOA), duke theksuar se "Republika Islamike e Iranit ndërmori 5 hapa për të krijuar ekuilibër dhe nëse vendet evropiane përmbushin detyrimet e tyre, Irani do të vazhdojë në marrëdhëniet bilaterale me ta . " Mousavi shprehu shpresën se vendet evropiane do të angazhohen për detyrimet e tyre për të shpëtuar JCPOA. Duke folur për krizat dhe trazirat e rajonit të Azisë Perëndimore, ai tha se Irani është gjithmonë i shqetësuar për situatën dhe paqen e rajonit. "Siguria rajonale është e arritshme vetëm përmes bashkëpunimit të vendeve në rajon," nënvizoi Mousavi.