Urime për festën e Kurban Bajramit
(last modified Fri, 31 Jul 2020 05:25:59 GMT )
Korrik 31, 2020 07:25 Europe/Tirane
  • Urime për festën e Kurban Bajramit

Teheran (PT)- Sot (e premte) më 10 dhilhixhe 1437 hixhri kameri që përkon me 31 korrikun e vitit 2020, është festa e Kurban Bajramit, një prej festave të mëdha të myslimanëve.

Në festën e Kurban Bajramit haxhinjtë të cilët kanë shkuar për të vizituar Shtëpinë e Zotit, me urdhër të Zotit dhe për të fituar kënaqësinë e Tij, therin kurbane dhe kujtojnë sakrificën e Profetit të madh Hazretit Ibrahim a.s.. Zoti për të provuar besimin dhe sinqeritetin e Hazretit Ibrahim a.s., e urdhëroi atë të sakrifikojë të birin e tij Hazretin Ismail a.s. në rrugën e Zotit. Hazreti Ibrahim a.s. pranoi urdhrin e Zotit dhe u përgatit ta zbatojë atë, mirëpo sado që bëri përpjekje, thika nuk e theri Hazretin Ismail a.s.. Kjo ngjarje u mëson besimtarëve të Zotit sakrificën, ngadhënjimin ndaj egos dhe dorëzimin përpara urdhrit hyjnor. Për këtë arsye besimtarët mysliman të botë ditën e Kurban Bajramit e festojnë si një festë të madhe islame. Me këtë rast Radio Televizioni i Republikës Islamike të Iranit uron festën e Kurban Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë të botës.