Presidenti i Iranit diskuton me homologun e tij irakian
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në një bisedë telefonike me homologun e tij irakian theksoi domosdoshmërinë e përpjekjeve për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh dhe zbatimin e akordeve të arritura.
Hasan Ruhani, president i Republikës Islamike të Iranit ditën e premte zhvilloi një bisedë telefonike me Berham Saleh presidenti i Irakut, të cilin e uroi për festën e Kurban Bajramit dhe theksoi se vizita e fundit e kryeministri irakian në Iran ishte pozite dhe një mundësi për shqyrtimin e çështjeve me interes të përbashkët. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit shpresoi që akordet dhe marrëveshjet e dy vendeve të zbatohen në formë të plotë pas angazhimit të autoriteteve të Iranit dhe Irakut me qëllim forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare. Irani është i vendosur në zgjerimin e gjithanshëm të marrëdhënieve me Irakun dhe është i gatshëm të shkëmbejë eksperiencat dhe përvojat e tij sidomos në përballje me virusin korona, tha në fjalën e tij presidenti Ruhani. Nga ana tjetër presidenti irakian Berham Saleh uroi popullin dhe qeverinë iraniane për festën e Kurban Bajramit dhe tha: Kjo festë është shembull i unitetit të myslimanëve dhe shpresoi se në kushtet aktuale ku bota po përballet me virusin korona do të bëhet e mundur bashkimi dhe zgjerimi i bashkëpunimit mes të gjitha vendeve të rajonit. Presidenti irakian theksoi se bashkëpunimi dhe zgjerimi i marrëdhënieve të Irakut me Iranin është një nga parimet kryesore të politikës së jashtme të Bagdadit.