Ministri iranian i inteligjencës : Amerika dhe regjimi sionist po shfrytëzojnë terroristë
Ministri iranian i inteligjencës pas arrestimit të kreut të grupit terrorist Tondar deklaroi se Amerika dhe regjimi sionist po përdorin terroristët si mjete për realizimin e qëllimeve të tyre.
Sejed Mahmud Alavi, ministër i i inteligjencës të Republikës Islamike të Iranit lidhur me mënyrën e arrestimit të kreut të grupit terrorist Tondar nga forcat e sigurimit të Iranit tha se Amerika dhe regjimi sionist kujtonin se kreu i grupit terrorist Tondar ishte burim i veprimeve kundër Iranit mirëpo puna e forcave informative bëri të mundur që ky grup të marrë goditjen e duhur. Alavi shtoi se shumë shpejt do të bëhen publike detajet e arrestimit të kreut të grupit terrorist Tondar dhe shtoi: Një person që veten e tij e konsideronte pjesëtar të FBI-së sot është kapur nga forcat iraniane. Ministria e Inteligjencës së Iranit ditën e shtunë me anë të një deklarate për media, ka deklaruar: “Xhamshid Sharmahd, kreu i grupit terrorist “Tondar” i cili nga Amerika drejtonte operacione të armatosura dhe destruktive në Iran, është arrestuar gjatë një operacioni të ndërlikuar të forcave të sigurisë dhe inteligjencës së Iranit”. Sharmahd në vitin 2008, ka projektuar dhe kryer sulmin terrorist me një shpërthim në një qendër fetare “Husejnije Sejedu Shuheda” në Shiraz, qendër e provincës Fars ku si pasoj e këtij sulmi terrorist janë vrarë 14 persona dhe janë plagosur 215 persona të tjerë pjesëmarrës në ceremonitë e zimbajtjes për Imam Husejnin (a.s.). Grupi terrorist “Tondar” gjithashtu gjatë viteve të fundit kishte programuar kryerjen e disa sulmeve të mëdha terroriste në Republikës Islamike të Iranit si shpërthimi terrorist në Sivand të Shirazit, shpërthimi i bombave në panairin ndërkombëtar të librit në Teheran dhe shpërthimi i një bombe në mauzoleun e Imam Khomeinit (ra) kanë qenë në programin e sulmeve terroriste të këtij grupi, por që nuk kanë arritur të realizohen.