Ruhani: Irani ka vepruar me sukses në neutralizimin e komploteve të armiqve
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke shpjeguar rastet dhe sfidat ekonomike të vendit, ka deklaruar se Irani gjatë dy viteve të kaluara ka vepruar me sukses në neutralizimin e komploteve të armiqve.
Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e diele në mbledhjen e shtabit për koordinim ekonomik të qeverisë, ka thënë: “Realitetet ekonomike të vendit tregojnë këtë fakt se duke përdorur kapacitetet dhe potencialet ekonomike dhe me koordinimin e të gjitha organeve të vendit dhe me një administrim të unifikuar dhe duke zbatuar programet e harmonizuar, mund të tejkalohen problemet e mëdha të krijuara si pasojë re sanksioneve dhe presionit maksimal të armiqve të jashtme dhe mund të shënohet progres në sektorin ekonomik”.
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje planin e rrugës të projektuar në ekonominë e përgjithshme të vendit dhe theksoi: “Qëllimi kryesor i armiqve të Iranit me imponimin e luftës ekonomike kundër Iranit është krijimi i euforizmit dhe veprimeve të paprogramuar në administrimin e vendit. Armiqtë prisnin që me përhapjen e virusit Korona dhe me krijimin e kufizimeve si rezultat i vendosjes së sanksioneve çnjerëzore të tyre, ekonomia e Iranit do të përballet me kaos dhe trazira dhe do të futet në gjendje të pakontrolluar dhe në fund do të përballet me rrezik të madh. Mirëpo me veprimet e matura të të gjitha institucioneve shtetërore, Irani ka arritur të neutralizojë me sukses komplotet e armiqve dhe të forcojë kapacitetin e prodhimit në vend”.