Plagosen katër forca të sigurisë në qytetin Zahedan të Iranit
Gusht 05, 2020 10:54 Europe/Tirane
Baza "Kods" e forcave tokësore të Gardës Revolucionare të Iranit ka njoftuar si pasojë e shpërthimi të një bombe akustike në qytetin Zahedan, janë lënduar katër forca të sigurisë së Iranit.
Zyra për marrëdhënie me publikun e bazës "Kods" të Gardës Revolucionare në juglindje të Iranit me anë të një komunikate për shtyp, ka deklaruar: "Sot (të mërkurën) në orët e para të mëngjesit një bombë akustike ka shpërthyer në rajonin Ziba Shahr të Zahedanit pranë një makine të forcave të sigurisë dhe ka lënduar 4 pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe rendit si dhe ka dëmtuar një makinë".
Tags