Zarif: Armatimet bërthamore të Amerikës dhe Izraelit kërcënojnë rajonin tonë
(last modified Thu, 06 Aug 2020 12:22:57 GMT )
Gusht 06, 2020 14:22 Europe/Tirane
  • Zarif: Armatimet bërthamore të Amerikës dhe Izraelit kërcënojnë rajonin tonë

Ministri i punëve të jashtme të Iranit në përvjetorin e bombardimit bërthamor të qytetit Hiroshima të Japonisë nga ana e Amerikës gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka kërkuar t’i jepet fund makthit bërthamor të botës.

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, ditën e enjte me rastin e 75 vjetorit të sulmit me armë bërthamore të Amerikës mbi qytetin Hiroshima dhe Nagasaki të Japonisë në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore në një mesazh të publikuar në Twitter, ka shkruar: “75 vite më parë në një ditë si kjo, Amerika arriti të bëhej shteti më famëkeq i pari dhe i vetmi që përdori armët bërthamore kundër popullatës së pafajshme në Japoni”.

Zarif në vazhdim vuri në dukje se regjimi sionist është poseduesi më i madh i armëve bërthamore në rajonin e Azisë Perëndimore, theksoi: “Sot, armët bërthamore të Amerikës dhe Izraelit kërcënojnë seriozisht rajonin tonë”.

 

Tags