Irani dërgon ngarkesën e dytë të ndihmës humanitare në Liban
Irani dërgoi ngarkesën e dytë të ndihmës humanitare që përfshin 95 tonë ushqime dhe ilaçe dhe që mbërriti në Bejrut, Liban, të enjten për të ndihmuar popullin e këtij vendi që është prekur nga shpërthimi tragjik i fundit në kryeqytetin Libanez.
Gjithashtu, një spital i dytë fushor është ndër paketat e ndihmës së Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit (IRCS). Irani është vendi i parë, Gjysmëhëna e Kuqe e të cilit dërgoi urgjentisht ndihmë mjekësore dhe humanitare në Liban për të ndihmuar njerëzit e goditur menjëherë pasi shprehu gatishmërinë për t'i ndihmuar ata. Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit do të dërgojë paketat dhe pajisjet në Liban në përputhje me nevojat humanitare të njerëzve të prekur si dhe pas kërkesës për ndihmë nga kreu i Kryqit të Kuq të Libanit, George Kettaneh.