Irani dërgon ngarkesën e dytë të ndihmës humanitare në Liban
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i99349-irani_dërgon_ngarkesën_e_dytë_të_ndihmës_humanitare_në_liban
Irani dërgoi ngarkesën e dytë të ndihmës humanitare që përfshin 95 tonë ushqime dhe ilaçe dhe që mbërriti në Bejrut, Liban, të enjten për të ndihmuar popullin e këtij vendi që është prekur nga shpërthimi tragjik i fundit në kryeqytetin Libanez.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 07, 2020 08:57 Europe/Tirane
  • Irani dërgon ngarkesën e dytë të ndihmës humanitare në Liban

Irani dërgoi ngarkesën e dytë të ndihmës humanitare që përfshin 95 tonë ushqime dhe ilaçe dhe që mbërriti në Bejrut, Liban, të enjten për të ndihmuar popullin e këtij vendi që është prekur nga shpërthimi tragjik i fundit në kryeqytetin Libanez.

Gjithashtu, një spital i dytë fushor është ndër paketat e ndihmës së Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit (IRCS). Irani është vendi i parë, Gjysmëhëna e Kuqe e të cilit dërgoi urgjentisht ndihmë mjekësore dhe humanitare në Liban për të ndihmuar njerëzit e goditur menjëherë pasi shprehu gatishmërinë për t'i ndihmuar ata. Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit do të dërgojë paketat dhe pajisjet në Liban në përputhje me nevojat humanitare të njerëzve të prekur si dhe pas kërkesës për ndihmë nga kreu i Kryqit të Kuq të Libanit, George Kettaneh.