Irani: Edhe Pompeo mund të detyrohet të largohet pas largimit të Hook
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i99364-irani_edhe_pompeo_mund_të_detyrohet_të_largohet_pas_largimit_të_hook
Irani thotë se "rezistenca e tij aktive" kundër presionit maksimal të Uashingtonit ka rezultuar në largimin e përfaqësuesit special të Departamentit të Shtetit të SHBA për Iranin Brian Hook, dhe mund të detyrojë edhe shefin e tij Mike Pompeo të japë dorëheqjen.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 07, 2020 16:55 Europe/Tirane
  • Irani: Edhe Pompeo mund të detyrohet të largohet pas largimit të Hook

Irani thotë se "rezistenca e tij aktive" kundër presionit maksimal të Uashingtonit ka rezultuar në largimin e përfaqësuesit special të Departamentit të Shtetit të SHBA për Iranin Brian Hook, dhe mund të detyrojë edhe shefin e tij Mike Pompeo të japë dorëheqjen.

Në një postim të Premten, Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Shamkhani tha se Hook po largohet nga zyra pa asnjë sukses në kryerjen e misionit të tij, ashtu si ish këshilltari i parë i sigurisë kombëtare të Donald Trump, John Bolton. Strategjia e presionit maksimal të administratës Trump synonte fillimisht të sjellë një "ndryshim të regjimit" në Iran, por më në fund u shndërrua në "parandalimin e pasurimit të Iranit ", vuri në dukje Shamkhani. Pas Hook, "Mike Pompeo gjithashtu mund të detyrohet të largohet para largimit të Donald Trump," shtoi ai. "Nuk ka ndryshim midis John Bolton, Brian Hook ose Elliott Abrams; kur është fjala për politikën e SHBA ndaj Iranit, zyrtarët amerikanë kanë kafshuar më shumë sesa mund të përtypin. E njëjta gjë vlen për Mike Pompeo, Donald Trump dhe pasardhësit e tyre," tha Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Abas Musavi në një postim të premten.