Irani proteston kundër mbështetjes së Amerikës për grupin terrorist Tondar
Përfaqësuesi i Iranit në OKB në një letër drejtuar sekretarit të përgjithshëm të kësaj organizate ka protestuar ndaj mbështetjes së Amerikës për grupin terrorist Tondar dhe ka bërë përgjegjës Uashingtonin për krimet e këtij grupi terrorist në Iran.
Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, Maxhid Takhtrevançi përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB në shenjë proteste ndaj mbështetjes së Amerikës për grupin terrorist Tondar ka kërkuar nga OKB që të përballet me Uashingtonin. Në këtë letër Takhtrevançi ka rikujtuar martirizimin dhe plagosjen e civilëve të pafajshëm iranian dhe ka thënë se gryupi terrorist Tondar ka pohuar dhe pranuar krimet e kryera prej tij. Takhtrevançi vuri në dukje se krimet e grupit terrorist Tondar i janë bërë të ditur Uashingtonit nëpërmjet zyrës për mbrojtjen e interesave të Iranit në Amerikë, mirëpo kjo e fundit nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për ndjekur apo ekstraduar personat përgjegjës anëtarë të grupit terrorist Tondar. Ministria e Inteligjencës së Iranit të shtunën e kaluar deklaroi se është arrestuar Xhamshid Sharmahd, kreu i krupit terrorist “Tondar”, i cili nga Amerika drejtonte sulme të armatosura dhe destruktive në Iran.