Irani me rezistencë aktive dhe solidaritet kombëtar do të kalojë sfidat
Irani me rezistencë aktive dhe solidaritet kombëtar do të kalojë të gjitha Sfidat. Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit (SNSS) thotë se Republika Islamike është e vendosur të forcojë bashkëpunimin strategjik me vendet e Lindjes dhe të shkëpusë ekonominë e saj nga të ardhurat e naftës.
Në një tweet të Dielën, Ali Shamkhani tha, "Politika e Perëndimit ndaj vendit tonë ka qenë e bazuar në parandalimin e bashkëpunimit strategjik të Iranit me Lindjen dhe vazhdimin e varësisë së ekonomisë kombëtare tek të ardhurat nga nafta". "Që prej shumë kohësh, Irani ka vendosur të ndërmarrë këto dy hapa, për të forcuar bashkëpunimin strategjik me Lindjen dhe për të zvogëluar varësinë ekonomike të tij tek nafta". "Irani do të kapërcejë sfidat ekzistuese përmes rezistencës aktive dhe forcimit të solidaritetit kombëtar," vuri në dukje Shamkhani. Irani dhe Kina kohët e fundit janë pajtuar për të finalizuar një plan udhërrëfyes 25-vjeçar për partneritet strategjik, i cili u njoftua në një deklaratë të përbashkët gjatë vizitës në Teheran nga Presidenti Kinez Xi Jinping në vitin 2016. Sipas deklaratës së lëshuar udhëzimi i bashkëpunimit përbëhet nga 20 artikuj, që mbulojnë lidhjet Teheran-Pekin në fushat "Politike", "Bashkëpunim Ekzekutiv", "Njerëzor dhe Kulturor", "Gjyqësor, Siguri dhe Mbrojtje" dhe "Rajonal dhe Ndërkombëtar". Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit më 25 korrik tha se "politika afatgjatë" e vendit është të ruajë marrëdhënie "të ekuilibruara dhe miqësore" me të gjitha fuqitë euroaziatike dhe aziatike. "Marrëveshjet tona të mundshme për bashkëpunim afatgjatë me Kinën dhe Rusinë dhe puna jonë e vazhdueshme e përbashkët me Indinë në portin Çabahar e vërtetojnë këtë," tha në tweeterin e tij Abbas Mousavi. Shtëpia e Bardhë, e frikësuar nga një partneritet strategjik i mundshëm afatgjatë midis Iranit dhe Kinës, ka kërcënuar të godasë Pekinin me të njëjtat sanksione të njëanshme të vendosura tashmë ndaj Teheranit, në rast se marrëveshja do të realizohej. Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo në fillim të këtij muaji në një intervistë me Fox News kritikoi paktin e mundshëm të bashkëpunimit Teheran-Pekin dhe tha se nëse marrëveshja firmoset Uashingtoni do të zbatonte të gjitha sanksionet ndaj Iranit edhe mbi "Partinë Komuniste Kineze, bizneset e tyre dhe ndërmarrjet shtetërore". Duke folur në një intervistë televizive, Gholam-Reza Ansari, zv / ministri iranian i punëve të jashtme për çështje ekonomike, tha se nuk është për t'u habitur të shohësh se vendet perëndimore shprehin shqetësimin për bashkëpunimin strategjik të Teheranit me Pekinin, pasi ata janë të tmerruar që Irani do të lidhet me Kinën për nga potencialet globale. "Meqenëse marrëdhëniet e Iranit me Kinën janë serioze dhe kjo përbën bazën e bashkëpunimit ekonomik dhe strategjik midis dy shteteve në dokumentin 25-vjeçar, është krejt normale që vendet perëndimore të shqetësohen për marrëdhënie të tilla," tha ai.