Mousavi: Amerika kurrë nuk ka qenë më shumë e izoluar sesa sot
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i99514-mousavi_amerika_kurrë_nuk_ka_qenë_më_shumë_e_izoluar_sesa_sot
Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Republikës Islamike të Iranit duke reaguar ndaj disfatës historike të Amerikës përballë Iranit në KS të OKB theksoi se në 75 vitet e kaluara ky lloj izolimi i Amerikës është në nivel të pashoq.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 15, 2020 06:02 Europe/Tirane
  • Mousavi: Amerika kurrë nuk ka qenë më shumë e izoluar sesa sot

Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Republikës Islamike të Iranit duke reaguar ndaj disfatës historike të Amerikës përballë Iranit në KS të OKB theksoi se në 75 vitet e kaluara ky lloj izolimi i Amerikës është në nivel të pashoq.

Abas Mousavi, në një reagim në mediat virtuale tha se me gjithë vizitat, takimet dhe kontaktet e vazhdueshme, Amerika arriti të tërheqë pas vetes vetëm një vend të vogël. Dje diplomacia aktive e Iranit për të ruajtur juridiksionin e marrëveshjes bërthamore, bëri të mundur disfatën tjetër të Amerikës në KS të OKB. Amerika ka dështuar rëndë në përpjekjet e saj për të miratuar një rezolutë për shtyrjen e embargos së armëve kundër Iranit. Rezoluta e propozuar nga Amerika në votimin e djeshëm në KS të OKB ka marrë 11 vota abstenim, 2 vota pro dhe 2 vota kundër. Amerika dhe republika dominikane kanë votuar pro kësaj rezolute ndërsa Kina dhe Rusia janë shprehur kundër. Pjesa tjetër e anëtarëve të KS të OKB kanë abstenuar. Në bazë të këtij vendimi, embargoja e armëve kundër Iranit sipas programit të marrëveshjes bërthamore do të përfundojë në tetor 2020.