Garda Revolucionare: "Pallatet e qelqit të Emirateve nuk janë më të sigurta"
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i99532-garda_revolucionare_pallatet_e_qelqit_të_emirateve_nuk_janë_më_të_sigurta
Korpusi i Rojeve të Revolucionit Islamik (IRGC) publikoi ​​një deklaratë të Shtunën (15 Gusht) duke dënuar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve midis regjimit izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 15, 2020 15:57 Europe/Tirane
  • Garda Revolucionare:

Korpusi i Rojeve të Revolucionit Islamik (IRGC) publikoi ​​një deklaratë të Shtunën (15 Gusht) duke dënuar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve midis regjimit izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në deklaratën e saj, IRGC e quajti marrëveshjen një "gabim strategjik", "marrëzi historike" dhe "një thikë pas shpinës së Umetit Islamik". "Arritja e kësaj marrëveshjeje nuk do të jetë në gjendje të sigurojë interesat e paligjshme të regjimit izraelit dhe do të krijojë në mënyrë paradoksale një të ardhme të rrezikshme për regjimin e Tel Avivit, Shtetet e Bashkuara dhe përkrahësit e tjerë të kësaj marrëveshje", thuhet në njoftimin për shtyp të IRGC. Deklarata thekson se "kjo çmenduri strategjike është një keqllogaritje shumë e madhe që do ti shndërronte Emiratet e Bashkuara Arabe në një koloni nën kontrollin e Izraelit dhe në objekt të urrejtjes së kombeve muslimane dhe mbështetësve të popullit të shtypur palestinez". "Përvoja ka treguar se ata që u përpoqën të normalizojnë marrëdhëniet me regjimin jolegjitim dhe uzurpues sionist janë bërë ndër kriminelët dhe tradhtarët më të urryer në histori. Shtetet e Bashkuara dhe mbështetësit rajonalë dhe jashtërajonalë të marrëveshjes famëkeqe Abu Dhabi-Tel Aviv e dinë se ky akt i urryer nuk do tu shërbejë interesave të regjimit sionist dhe, në kundërshtim me pritjet, ëndrra e "Lindjes së Mesme të Re" do të copëtohet, posaçërisht për banorët e pallateve të qelqit në Emirate", përfundon njoftimi për shtyp i IRGC. Abu Dhabi nuk është pala e parë arabe që lidh një marrëveshje normalizimi me regjimin izraelit. Udhëheqësit e Emirateve dëshirojnë të fitojnë një avantazh strategjik, politik, ekonomik dhe teknologjik duke ndjekur gjurmët e Egjiptit, Jordanisë dhe Autoritetit Autonom Palestinez të Mahmud Abasit? Regjimi izraelit e kompensoi Egjiptin duke mbështetur ushtarakisht dhe financiarisht projektin e Digës së Rilindjes të Etiopisë. Sa për Jordaninë, qeveria e Tel Aviv është duke u përgatitur të aneksojë në mënyrë të paligjshme Luginën Jordan dhe të vjedhë burimet e saj ujore. Sa për Autoritetin Autonom Palestinez, ai e gjen veten në një situatë të paqëndrueshme të sigurisë për shkak të agresioneve të vazhdueshme të regjimit izraelit. Në këtë çështje të normalizimit të lidhjeve me regjimin izraelit, Emiratet e Bashkuara Arabe do të jenë humbësi më i madh, sepse siç ka theksuar Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut libanez, Sejed Hassan Nasrallah, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe palët e tjera arabe që janë përgatitur të normalizojnë lidhjet e tyre me Tel Avivin, i nënshtrohen diktatit të Uashingtonit duke rrezikuar që të bëhen objekt urrejtjeje të kombeve myslimane.