Si arriti Irani të mposhtë Amerikën në shtëpinë e saj?
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i99583-si_arriti_irani_të_mposhtë_amerikën_në_shtëpinë_e_saj
Dështimi i projekt-rezolutës për zgjatjen e embargos për tregtinë e armëve kundër Iranit është një pikë kthese: për herë të parë Miqtë dhe Armiqtë i kanë thënë jo  Amerikës ... dhe  është Irani i cili theu tabunë .., thotë redaktori i gazetës londineze Rai al-Youm, Abdel Bari Atwan.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 18, 2020 21:29 Europe/Tirane
  • Si arriti Irani të mposhtë Amerikën në shtëpinë e saj?

Dështimi i projekt-rezolutës për zgjatjen e embargos për tregtinë e armëve kundër Iranit është një pikë kthese: për herë të parë Miqtë dhe Armiqtë i kanë thënë jo  Amerikës ... dhe  është Irani i cili theu tabunë .., thotë redaktori i gazetës londineze Rai al-Youm, Abdel Bari Atwan.

Ai në një artikull  diskuton dështimin poshtërues të SHBA përball Iranit,, i cili arriti të ndajë Këshillin e Sigurimit, për të neutralizuar treshen Britani/ Francë / Gjermani, për të tërhequr favoret e NAM, dhe më në fund për të marrë atë që dëshironte". Por si?   "Rreziku i kësaj shuplake të dhimbshme sapo ka zbuluar shtrirjen e dallimeve midis Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të tyre evropianë, veçanërisht Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania, të cilat janë ndër vendet që abstenuan duke dhënë një mesazh të qartë se ditët kur Uashingtoni kontrollonte Kombet e Bashkuara dhe fliste në emër të botës perëndimore kanë përfunduar. Iranianët i luajtën mirë kartat e tyre kur dërguan, para votimit, një paralajmërim serioz për vendet evropiane duke u kujtuar atyre se vota e tyre në favor të projektit amerikan do të ishte  nënshkrimi i certifikatës së vdekjes së marrëveshjes bërthamore dhe fundi i angazhimeve bërthamore iraniane si dhe gjithçka që ka rëndësi për sa i përket tensioneve dhe potencialit të një konflikti në një Lindje të Mesme, ku Evropa nuk mundet më të mos llogarisë forcën e Rezistencës. Duket se kërcënimi ka qenë shumë efektiv dhe ka pasur efektin e tij, treshja Britani/ Gjermani / Francë abstenoi për të shmangur veton e Rusisë dhe Kinës. E megjithatë shkëputja totale nga realiteti, madje edhe marrëzia dhe injoranca e Presidentit Trump nuk vonoi shumë për tu manifestuar, kur ai premtoi të rivendosë sanksione dhe të zgjasë embargon e armëve duke aktivizuar mekanizmin snapback apo kthimi i shpejtë i sanksioneve ndaj Iranit. Kjo qasje është në limitin e qesharakes, sepse si mund të aktivizojë Trump klauzolat e një marrëveshjeje, nga e cila që ai u tërhoq dy vjet më parë në rrezikun e kthimit përmbys të Lindjes së Mesme ? Edhe aleatët evropianë u tallën me të. Por le të kthehemi në votimin e Kinës dhe Rusisë kundër projekt-rezolutës amerikane, pa qenë nevoja të përdorin të drejtën e vetos. Cfarë do të thotë ky anashkalim i lehtë i fuqisë drejtuese perëndimore brenda një organi të mbizotëruar deri tani nga Uashingtoni? Kjo tregon se Shtetet e Bashkuara kanë humbur statusin dhe ndikimin e tyre brenda kësaj organizate ndërkombëtare, dhe si rrjedhim në skenën ndërkombëtare; fakti që vendet e Këshillit të Sigurimit nuk ndjekin më urdhrat amerikanë është një zhvillim i paparë. Dhe ja ku jemi, pas dështimit poshtërues të Shteteve të Bashkuara, gati dy muaj para fillimit të zgjedhjeve presidenciale, nga vjeshta e ardhshme do të hapet "teorikisht" dera për rrjedhën e eksporteve të armëve moderne ruse dhe kineze në Republikën Islamike të Iranit  (embargoja e armëve përfundon në 16 tetor 2020).Trump, me të vërtetë, e ka humbur kartën e tij më të rëndësishme për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe është Irani që e ka bërë këtë, dhe ky fund ishte i parashikueshëm kur në vitin 2019, SHBA vendosi të angazhohej në një konfrontim të hekurt ushtarak indirekt me Iranin në Gjirin Persik. Sidoqoftë, tërheqja amerikane përballë Iranit do të vazhdojë të rritet, kështu që ky normalizim parodik i dyshes Emiratet e Bashkuara Arabe-Izrael, është simptomë e një tërheqjeje të afërt të SHBA nga Lindja e Mesme. Por a do të jenë në gjendje vendet e nivelit të dytë Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të përballen me fuqinë e Iranit? Irani ka një thellësi strategjike që shkon përtej Gjirit (Persik) dhe shkon përtej kufijve të tij për të mbuluar vendet e ashtuquajtura Boshti i Rezistencës. Pasi ishte në Bejrut, Macron ishte në gjendje të kuptonte madhësinë e këtij ndikimi, kur me tu kthyer në Paris u kërkoi Shteteve të Bashkuara,të hiqnin dorë nga sanksionet e mëtejshme kundër Hezbollahut.Raportet konfirmojnë se Rusia ka pranuar t'i shesë Iranit avionët luftarakë Su-57 dhe Su-35, të krahasueshme me amerikanët F-35 dhe F-16, si dhe tanket T-90, sistemet e raketave S-400 dhe helikopterë sulmues KA52.Posedimi i këtyre armëve moderne ruse dhe sistemeve të raketave S-400 do të rrisë fuqinë rajonale të Iranit, do të zvogëlojë në masë të madhe "epërsinë ushtarake" të Izraelit dhe ndikimin amerikan në rajonin e Gjirit (Persik).Çfarë mund të bëjë kundër kësaj një marrëveshje Emiratet e Bashkuara Arabe-Izrael? .... Për të qenë i sinqertë, jo shumë ..."