Ministri iranian i Mbrojtjes: Bashkëpunimi Iran-Rusi në të gjitha drejtimet
(last modified Sun, 23 Aug 2020 19:12:36 GMT )
Gusht 23, 2020 21:12 Europe/Tirane
  • Ministri iranian i Mbrojtjes: Bashkëpunimi Iran-Rusi në të gjitha drejtimet

Irani dhe Rusia luajnë një rol vendimtar në skenën rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në Siri. "Ne ende dëshirojmë që Rusia të mbetet një fuqi rajonale dhe ndërkombëtare," tha Ministri iranian i Mbrojtjes, Gjeneral Amir Hatami gjatë takimit të tij këtë të Dielë, 23 Gusht, me homologun e tij rus.

Gjeneral Hatami e përshkroi Forumin Ndërkombëtar Ushtarak dhe Teknik "Ushtria-2020", që zhvillohet në Rusi, si një "ngjarje e shkëlqyeshme" në fushën teknologjike dhe ushtarake. "Federata Ruse po kalon një periudhë prosperiteti ekonomik dhe politik, dhe autoritetet iraniane janë shumë të lumtur," tha ai. Gjeneral Hatami shtoi: "Bashkëpunimi ushtarak irano-rus do të forcohet. Ne kemi kaluar faza të rëndësishme në bashkëpunimin e mbrojtjes. Manovra e përbashkët nga Irani, Rusia dhe Kina në Oqeanin Indian dhe në Detin e Omanit është një shembull. Dhe ne duam të organizojmë manovra të reja të përbashkëta. " “Të dy vendet po bashkëpunojnë në fushën e teknologjisë së përparuar ushtarake. Rusia është një vend miqësor dhe kjo vizitë është një mundësi për të forcuar bashkëpunimin dypalësh", tha Ministri iranian i Mbrojtjes. Gjatë takimit me homologun e tij iranian, Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, nga ana e tij, i përshkroi marrëdhëniet midis Moskës dhe Teheranit si "shumë të ngushta". "Bashkëpunimi midis Rusisë dhe Iranit po rritet dhe ne po kalojmë gradualisht kufizimet për shkak të pandemisë së koronavirusit," tha Shoigu gjatë takimit të tij me gjeneralin Hatami, siç citohet nga ITAR-TASS. Shoigu shtoi: “Irani është një partner strategjik i Rusisë. Ne i mbajmë marrëdhëniet në bazë të dialogut politik të nivelit të lartë dhe mirëkuptimit të ndërsjellë. Aktualisht, bashkëpunimi midis Rusisë dhe Iranit po evoluon vazhdimisht. "

 

Tags