Bashkëpunimi Iran-Rusi ndikon pozitivisht në sigurinë dhe paqen e rajonit
(last modified Mon, 24 Aug 2020 07:16:51 GMT )
Gusht 24, 2020 09:16 Europe/Tirane
  • Bashkëpunimi Iran-Rusi ndikon pozitivisht në sigurinë dhe paqen e rajonit

Ministri i mbrojtjes i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se bashkëpunimet Iran-Rusi janë të bazuar në mirëbesim dhe në kuadër të vendosjes së paqes dhe stabilitetit në rajon.

Gjeneral Amir Hatami, i pranishëm në panairin ndërkombëtar ushtarak të Rusisë tha se bashkëpunimet mes dy vendeve në fushën ushtarake është një shembull shumë i mirë i bashkëpunimit i cili do të ketë ndikim në vendosjen e paqes dhe sigurisë në rajon dhe në botë. Gjeneral Hatami përmendi marrëveshjet e bashkëpunimit ushtarak mes Iranit dhe Rusisë dhe tha; Këto marrëveshje kanë krijuar potenciale të shumta për bashkëpunim një prej të cilave është blerja e pajisjeve. Ndër të tjera ministri iranian i mbrojtjes përmendi gabimin strategjik të EBA në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me regjimin sionist dhe tha se autoritetet emiratase kanë bërë një gabim që i hap rrugën regjimit sionist në rajonin e ndjeshëm të Gjirit Persik. Pas përpjekjeve të Donald Trump për lehtësimin e procesit për normalizimin e marrëdhënieve mes regjimit sionist dhe regjimeve arabe të rajonit më 13 gusht, EBA dhe Izraeli shpallën nënshkrimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve diplomatike mes tyre.

Tags