Zarif dhe Le Drian bisedojnë mbi marrëdhëniet bilaterale dhe marrëveshjen bërthamore
(last modified Tue, 25 Aug 2020 06:58:05 GMT )
Gusht 25, 2020 08:58 Europe/Tirane
  • Zarif dhe Le Drian bisedojnë mbi marrëdhëniet bilaterale dhe marrëveshjen bërthamore

Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, Muhamed Javad Zarif dhe Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian, të hënën folën përmes telefonit për marrëdhëniet bilaterale, marrëveshjen bërthamore dhe zhvillimet në Liban.

Gjatë telefonatës, Zarif dhe Le Drian diskutuan çështje që lidhen me marrëdhëniet bilaterale, zhvillimet e fundit në lidhje me marrëveshjen bërthamore, si dhe situatën në Liban pas shpërthimit në portin e Bejrutit. Më herët presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka këshilluar homologun e tij francez që të mos bjerë në kurthin e amerikanëve. Në një kontakt telefonik të vendosur nga Emanuel Macron më 12 Gusht, Presidenti iranian Hasan Ruhani tha se Evropa nuk duhet të influencohet dhe të mashtrohet nga Shtetet e Bashkuara. "Të gjithë nënshkruesit e marrëveshjes bërthamore duhet të respektojnë këtë dokument, si dhe Rezolutën 2231, dhe pritet të zhvillohen konsultime të hollësishme midis Iranit, tre vendeve evropiane, Rusisë dhe Kinës në mënyrë që të parandalohen kundërshtarët e marrëveshjes bërthamore të arrijnë qëllimet e tyre", tha Presidenti iranian. Hasan Ruhani shtoi se "Shtetet e Bashkuara nuk kishin të drejtë të shfrytëzonin asnjë mekanizëm të marrëveshjes bërthamore, duke pasur parasysh tërheqjen e tyre nga marrëveshja bërthamore më shumë se dy vjet më parë". Presidenti Ruhani më pas falënderoi homologun e tij francez për ftesën që i bëri Iranit për t'u bashkuar me një grup ndërkombëtar të ngarkuar me ndihmën për të zgjidhur problemet e Libanit.

Tags