Ruhani: Sanksionet krijuan mundësinë për progresin dhe zhvillimin e Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i99711-ruhani_sanksionet_krijuan_mundësinë_për_progresin_dhe_zhvillimin_e_iranit
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se një prej objektivave kryesore të armikut në vendosjen e sanksioneve ishte krijimi i krizës në shoqëri dhe rrëzimi i shtetit, mirëpo me bashkimin dhe unitetin e qeverisë me popullin kjo përpjekje dështoi.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 25, 2020 20:58 Europe/Tirane
  • Ruhani: Sanksionet krijuan mundësinë për progresin dhe zhvillimin e Iranit

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se një prej objektivave kryesore të armikut në vendosjen e sanksioneve ishte krijimi i krizës në shoqëri dhe rrëzimi i shtetit, mirëpo me bashkimin dhe unitetin e qeverisë me popullin kjo përpjekje dështoi.

Hasan Ruhani presidenti i Republikës Islamike të Iranit në takimin që pati me drejtuesit e lartë të mediave, takim që u mbajt në kuadër të javës së qeverisë, pasi përmendi fuqinë diplomatike të Iranit në nivel botëror dhe disfatat e njëpasnjëshme të Amerikës në përpjekjet e saj kundër Iranit në OKB, tha se kjo tregon fuqinë politike të Republikës Islamike të Iranit. Presidenti Ruhani përmendi shtimin e kapacitetit mbrojtës të Iranit, sistemin kundra-ajror Bavar-373, anijet dhe nëndetëset e prodhuara në vend dhe raketat cruise të cilat u prezantuan javën e kaluar dhe tha se këto arritje janë mundësuar duke përdorur kapacitete dhe potencialet vendase. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje se në kompanitë me bazë shkencore dhe ekonominë dixhitale janë bërë punë të mëdha dhe shtoi; numri i kompanive me bazë shkencore nga 55 që ishte ka arritur në 1200 dhe puna e tyre është shtuar 95 herë më shumë. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ndër të tjera deklaroi se eksporti i produkteve jo naftore ka kaluar importin e produkteve, mbështetja e qeverisë tek nafta është ulur dhe për herë të parë në 42 vitet e kaluar Irani ka arritur progrese dhe zhvillime tepër të mëdha me gjithë kushtet e sanksioneve.