Zarif: ANEA duhet të respektojë parimin e paanshmërisë
(last modified Tue, 25 Aug 2020 18:58:09 GMT )
Gusht 25, 2020 20:58 Europe/Tirane
  • Zarif: ANEA duhet të respektojë parimin e paanshmërisë

ANEA duhet të zbatojë parimin e paanshmërisë dhe të profesionalizmit në punën e saj.

Kështu ka deklaruar Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit. Në takimin që pati me Rafael Grosi, drejtori i përgjithshëm i ANEA, shefi i diplomacisë iraniane shtoi se Irani është i interesuar për vazhdimin e bashkëpunimit me ANEA në kushte normale dhe në kuadër të dispozitave ndërkombëtare. Bashkëpunimi mes Iranit dhe ANEA gjithmonë ka qenë në përputhje me dispozitat ndërkombëtare dhe në kuadër të kritereve teknike dhe profesionale, tha në fjalën e tij ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit i cili shpresoi në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ekzistuese duke u bazuar në besimin reciprok, vullnetin e mirë dhe në kuadër të protokolleve. Nga ana e tij Rafael Grosi drejtori i përgjithshëm i ANEA tha se ANEA punën e saj e kryen në përputhje me parimin e paanshmërisë, profesionalizmit dhe në kuadër të kritereve teknike. Bashkëpunimet mes Iranit dhe ANEA në të kaluarën kanë qenë në interes të të dy palëve dhe duke zgjidhur disa mosmarrëveshje këto bashkëpunime mund të vazhdojnë. Grosi i cili në krye të një delegacioni të lartë ndodhet për një vizitë në Teheran është takuar me Ali Akbar Salehi kreun e AEAI. Në këtë takim kreu i ANEA tha se tek agjencia nuk ka influencë por ka presione që kjo është një pjesë e politikës botërore.

Tags