Zarif: Ne duam marrëdhënie normale me ANEA
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i99725-zarif_ne_duam_marrëdhënie_normale_me_anea
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një mesazh në Twitter duke e quajtur shumë konstruktiv takimin që pati me drejtorin e përgjithshëm të ANEA tha se Teherani kërkon marrëdhënie normale me agjencinë, mirëpo paralajmëron mbi disa sabotime.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 26, 2020 04:58 Europe/Tirane
  • Zarif: Ne duam marrëdhënie normale me ANEA

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një mesazh në Twitter duke e quajtur shumë konstruktiv takimin që pati me drejtorin e përgjithshëm të ANEA tha se Teherani kërkon marrëdhënie normale me agjencinë, mirëpo paralajmëron mbi disa sabotime.

Muhamed Xhavad Zarif, në mesazhin e tij shkroi: Irani ka qenë plotësisht transparent ndërkohë që 92% e inspektimeve të ngjashme në botë janë kryer në Iran. Shefi i diplomacisë iraniane paralajmëroi: Disa janë në ndjekje të qëllimit për të shkatërruar këtë transparencë duke insistuar në hapjen e dosjeve të mbyllura. Rafael Grosi drejtori i përgjithshëm i ANEA në krye të një delegacioni të lartë zhvilloi një vizitë në Teheran. Ai ditën e martë u takua me Ali Akbar Salehi kryetar i AEAI. Në këtë takim drejtori i përgjithshëm i ANEA vuri në dukje se tek agjencia nuk ka influencë por ekzistojnë presione që janë pjesë e politikës botërore.