Rezultati i vizitës së Grosi në Teheran
(last modified Wed, 26 Aug 2020 07:29:12 GMT )
Gusht 26, 2020 09:29 Europe/Tirane
  • Rezultati i vizitës së Grosi në Teheran

Bashkëpunimet mes Iranit dhe ANEA gjithmonë kanë qenë në kuadër të dispozitave dhe rregullave ndërkombëtare dhe në kuadër të protokolleve profesionale dhe teknike.

Me gjithë këto bashkëpunime, ndikimi i ANEA nga presionet Amerikës sidomos gjatë viteve të fundit për ta përdorur këtë agjenci kundër Iranit, ka ngritur pyetje dhe dyshime. Bisedimet e Grosi me funksionarët e Republikës Islamike të Iranit në Teheran, ndoshta u kanë dhënë përgjigje këtyre pyetjeve. Analizimi i rezultateve të para të vizitës së Rafael Grosi në Teheran, në cilësinë e drejtorit të përgjithshëm të ANEA ka nevojë për më shumë. Megjithatë rezultati i takimit të tij me shefin e AEAI Ali Akbar Salehi dhe me ministrin e jashtëm të Republikës Islamike të Iranit, përmblidhen në tre pika kryesore. Së pari palët kanë theksuar për nisjen e një gaze të re të bashkëpunimeve mes Iranit dhe ANEA që do të shtohen edhe më shumë. Së dyti është se bisedimet teknike dhe profesionale të delegacionit të agjencisë në Teheran janë cilësuar nga palët si konstruktive dhe është rënë dakord që ANEA të ndjekë punën e saj në formë të pavarur dhe profesionale. Së treti është transparenca që pritet nga Irani dhe nga ANEA. Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se disa janë në ndjekje të shkatërrimit të transparencës nëpërmjet ushtrimit të presioneve për hapjen e dosjeve të mbyllura. Këto çështje tregon se vizita e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në Teheran ishte konstruktive; Por nga një këndvështrim tjetër, përvoja tregon se performanca e ANEA në çështjen bërthamore iraniane; Nuk ka qëndruar larg politikës. Ndoshta kjo është arsyeja pse Grossi, në një konferencë të përbashkët shtypi me kreun e Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, u konfirmoi gazetarëve se ndërveprimi i ANEA me Iranin është politizuar qëkur ai mori detyrën. Lëshimi i rezolutave politike bazuar në pretendimet e rreme të Shteteve të Bashkuara dhe regjimit sionist, të cilët janë vetë shkelës të traktateve bërthamore, konfirmon këtë fakt. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike gjithashtu pranoi në një konferencë për shtyp se ka presione mbi IAEA, por me sa kemi mundësi, ne nuk do të lejojmë që këto presione të ndikojnë. Në përgjithësi, vizita e parë e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA) u krye në një atmosferë ku tensionet amerikane kanë dështuar në mënyrë të mjerueshme dhe kjo mund të jetë një kapitull i ri në bashkëpunimin Teheran-ANEA. Prandaj, të dy palët shprehën shpresën se me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ekzistuese në bazë të besimit të ndërsjellë, bashkëpunimi midis Iranit dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike do të vazhdojë brenda kornizës së masave mbrojtëse dhe me mirëbesim; megjithatë, ka pika që duhet të zgjidhen. Më herët përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në organizatat ndërkombëtare me qendër në Vjenë Kazem Gharibabadi tha të Dielën se vizita e shefit të ANEA në Teheran nuk ka asnjë lidhje me përpjekjen e fundit të Shteteve të Bashkuara për të përdorur mekanizmin e kthimit të sanksioneve. "Kjo vizitë nuk ka të bëjë me të ashtuquajturin mekanizëm snapback dhe nuk vjen me kërkesën e SHBA. Udhëtimi i Grossit [në Iran] bëhet në bazë të ftesës së Iranit," tha Gharibabadi në një postim në llogarinë e tij në Instagram.

 


 

Tags