Gharibabadi: Irani nuk e toleron kalimin e marrëveshjeve nga ANEA
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i99744-gharibabadi_irani_nuk_e_toleron_kalimin_e_marrëveshjeve_nga_anea
Duke shpjeguar rezultatet e vizitës së Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në Teheran, Ambasadori iranian dhe Përfaqësuesi i Përhershëm në Organizatat Ndërkombëtare me qendër në Vjenë tha: Teherani pret që ANEA t'i përmbahet marrëveshjeve të arritura, pasi në të kundër Irani nuk e toleron atë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 27, 2020 05:22 Europe/Tirane
  • Gharibabadi: Irani nuk e toleron kalimin e marrëveshjeve nga ANEA

Duke shpjeguar rezultatet e vizitës së Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në Teheran, Ambasadori iranian dhe Përfaqësuesi i Përhershëm në Organizatat Ndërkombëtare me qendër në Vjenë tha: Teherani pret që ANEA t'i përmbahet marrëveshjeve të arritura, pasi në të kundër Irani nuk e toleron atë.

Republika Islamike e Iranit dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (ANEA) lëshuan një deklaratë të përbashkët të Mërkurën në fund të vizitës dy-ditore të Rafael Grossi në Teheran dhe bisedimeve me zyrtarët iranianë. Sipas agjencisë IRNA; Kazem Gharibabadi theksoi se Irani tregoi vullnetin e mirë në bashkëveprimin e tij me Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Agjencisë dhe shtoi: Nëse në të ardhmen, nën çdo rrethanë ose nën ndonjë pretekst, Agjencia kërkon të shkelë dispozitat e këtij mirëkuptimi reciprok ose të mos adresojë çështjet e përcaktuara në Deklaratë, kjo do të nënkuptojë mos vazhdimin e bashkëpunimit dhe ndërveprimit të Iranit me Agjencinë. Gharibabadi më tej tha se Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë deklaroi se qëllimi i vizitës së tij në Teheran ishte vendosja e kontakteve të drejtpërdrejta me autoritetet përkatëse iraniane në mënyrë që të krijojë një kuptim të saktë të çështjeve dhe zhvillimeve përkatëse dhe shtoi: Nxjerrja e një deklarate të përbashkët, e cila ishte rezultat i negociatave rigoroze dhe intensive me delegacionin e ANEA, tregon suksesin e këtij bashkëveprimi.