Takhtrevançi: Njëanshmëria e SHBA minon Kombet e Bashkuara
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i99779-takhtrevançi_njëanshmëria_e_shba_minon_kombet_e_bashkuara
Përfaqësuesi i Përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në Kombet e Bashkuara të Premten në mbrëmje në përgjigje të pretendimit të zyrtarëve amerikanë se sanksionet ndaj Iranit do të rivendoseshin në Twitter tha se  njëanshmëria e Shteteve të Bashkuara, minon dhe dobësohen Kombet e Bashkuara dhe Këshillin e Sigurimit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 29, 2020 04:30 Europe/Tirane
  • Takhtrevançi: Njëanshmëria e SHBA minon Kombet e Bashkuara

Përfaqësuesi i Përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në Kombet e Bashkuara të Premten në mbrëmje në përgjigje të pretendimit të zyrtarëve amerikanë se sanksionet ndaj Iranit do të rivendoseshin në Twitter tha se  njëanshmëria e Shteteve të Bashkuara, minon dhe dobësohen Kombet e Bashkuara dhe Këshillin e Sigurimit.

Sipas agjencisë IRNA, Maxhid Takhtrevançi deklaroi se mosrespektimi i ligjit ndërkombëtar nga SH.B.A.-së ka arritur një rekord të ri, duke shtuar se SH.B.A. jo vetëm që shkelën Rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të KB, por gjithashtu keqinterpretuan qëllimisht rezolutën 2231 dhe kanë kërcënuar anëtarët e KS të OKB mes tyre disa nga aleatët e tyre më të ngushtë sepse ata qëndruan dhe u përballën me imponimet e Uashingtonit. Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo në një mesazh në Twitter shkroi: "Javën e kaluar, pas dështimit të Këshillit të Sigurimit në misionin e tij për të ruajtur paqen dhe sigurinë, Shtetet e Bashkuara njoftuan procesin e kthimit 30-ditor të të gjitha sanksioneve të KB kundër Iranit". Sipas Pompeo, sanksionet do të kthehen në mesnatën e 20 shtatorit.  Pompeo në një tjetër cicërimë gjithashtu shkroi: "Nëse ndonjë anëtar i Këshillit të Sigurimit të KB propozon një rezolutë për të vazhduar lehtësimin e sanksioneve ndaj Iranit, Shtetet e Bashkuara do ta kundërshtojnë atë." Sekretari Amerikan i Shtetit shtoi: "Nëse nuk paraqitet asnjë projekt-rezolutë, sanksionet ndaj Iranit do të nisin më 20 shtator." Kështu funksionon Rezoluta 2231 e Këshillit të Sigurimit të KB. Pasi përfundoi përfshirjen e saj në marrëveshjen bërthamore, administrata Trump vendosi këtë muaj të bllokojë përfundimin e embargos së armëve të përcaktuar në Rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit. Kështu, ajo së pari paraqiti një rezolutë prej 13 faqesh, e cila u prit me kundërshtimin e përgjithshëm nga anëtarët e këshillit dhe u detyrua të hiqte tërësisht dispozitat e saj dhe t'i paraqiste ato në katër paragrafë, qëllimi kryesor i së cilës ishte mbajtja e embargos aktuale të armëve kundër Iranit. Kjo rezolutë gjithashtu nuk arriti të përmbushë kuorumin e kërkuar për ratifikim dhe nuk kërkoi veto nga Kina dhe Rusia. Sidoqoftë, të dy aleatët e Iranit votuan kundër rezolutës.