Në të gjithë Iranin falet namazi i mbasdites për ditën e Ashures
Zimbatjësit huseinianë në të gjithë Iranin islamik duke respektuar protokollet shëndetësore, sot kanë organizuar namazin e mbasdites të ditës së Ashures në përkujtim të martirizimit të imam Huseinit(as).
Zimbajtësit huseinianë në orët e para të ditës së dielë duke respektuar protokollet shëndetësore të përcaktuara nga shtabi kombëtar i luftës kundër korona, kanë mbajtur zi për martirizimin e imam Huseinit. Namazi i ditës së Ashures ka rëndësi të madhe dhe duke respektuar distancimin social zimbajtësit e kanë falur atë në të gjithë Iranin. Sot më 9 Shahrivar që përkon me 10 Muharremin e vitit 1442 sipas kalendarit hënor, është dita e martirizimit të prijësit të martirëve imam Huseinit (as) i cili u martirizua në moshën 57 vjeçare në vitin 61 sipas kalendarit hënor në Qerbela.