Eragçi takohet me ministrin e jashtëm të Austrisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i99859-eragçi_takohet_me_ministrin_e_jashtëm_të_austrisë
Sejed Abas Eragçi, zv/ministër I jashtëm I Republikës Islamike të Iranit për çështjet politike në kuadër të vizitës së tij në Vienë u takua me Aleksandër Shalenberg ministër i jashtëm i Austrisë me të cilin diskutoi për çështje  dypalëshe dhe ndërkombëtare mes tyre marrëveshjen bërthamore.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 01, 2020 08:58 Europe/Tirane
  • Eragçi takohet me ministrin e jashtëm të Austrisë

Sejed Abas Eragçi, zv/ministër I jashtëm I Republikës Islamike të Iranit për çështjet politike në kuadër të vizitës së tij në Vienë u takua me Aleksandër Shalenberg ministër i jashtëm i Austrisë me të cilin diskutoi për çështje  dypalëshe dhe ndërkombëtare mes tyre marrëveshjen bërthamore.

Në këtë takim Shalenberg theksoi nevojën e respektimit të zotimeve të palëve nënshkruese të marrëveshjes bërthamore dhe tha se Austria vazhdon të japë kontributin e saj për të rindërtuar besimin në rajon. Eragçi ditën e dielë ka shkuar në Vienë për të marrë pjesë në takimin e komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore. Takimi do të mbahet sot në nivel zv/ministrash të jashtëm dhe drejtorë të ministrive të jashtme dhe grupit P4+1. Në këtë vizitë zv/ministri i jashtëm Eragçi pritet të takohet edhe me drejtorin e përgjithshëm të ANEA.