Helga Shmidt: Amerika nuk mund të nisë procesin e kthimit të sanksioneve
Helga Shmidt zv/shefe e politikës së jashtme të BE dhe koordinatore në komisionin e përbashkët të marrëveshjes bërthamore në përfundim të takimit të 16-të të këtij komisioni, në një deklaratë të përbashkët theksoi domosdoshmërinë e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore.
Shmidt në këtë deklaratë përmendi daljen e njëanshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe theksoi se anëtarët e mbetur në marrëveshje janë të mendimit se Amerika nuk mund të nisë procesin e kthimit të sanksioneve të OKB kundër Iranit nëpërmjet rezolutës 2231 të KS të OKB. Në deklaratën e zv/shefes së politikës së jashtme të BE thuhet se anëtarët e pranishëm në takimin e komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore, kanë përmendur daljen e njëanshme të Amerikës nga kjo marrëveshje dhe kanë theksuar se qeveria amerikane nuk mund ta konsiderojë veten si palë e saj. Anëtarët e mbetur në marrëveshjen bërthamore ditën e martë u takuan në kuadër të komisionit të përbashkët në Vienë ku diskutuan për hapat e mëtejshëm për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore.