Reis Ali Delovari: Simbol i kombit iranian në përballje me kolonizatorët
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i99886-reis_ali_delovari_simbol_i_kombit_iranian_në_përballje_me_kolonizatorët
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se Reis Ali Delovari është simbol i kombit iranian në përballje me kolonizatorin anglez dhe simbol i përballjes së iranianëve me hegjemonizmin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 02, 2020 16:48 Europe/Tirane
  • Reis Ali Delovari: Simbol i kombit iranian në përballje me kolonizatorët

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se Reis Ali Delovari është simbol i kombit iranian në përballje me kolonizatorin anglez dhe simbol i përballjes së iranianëve me hegjemonizmin.

2 shtatori i vitit 2020 është përvjetori i martirizimit të Reis Ali Delovari një prej komandantëve të mëdhenj të luftës kundër kolonizatorëve në jug të Iranit, ditë kjo e caktuar në kalendarin iranian si dita kombëtare e përballjes me kolonizimin anglez. Sejed Khatib’zade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në faqen e tij në Twitter shkroi: Reis Ali Delovari është simbol i qëndresës dhe rezistencës përballë çdo pikëpamje dhe  veprimi të padrejtë. Irani do të mbesë gjithmonë krenar tha në fjalën  tij Khatib’zade. Reis Ali Delovari në vitin 1915 u martirizua në moshën 33 vjeçare në kohën kur po përballej me agresorët anglezë.