Ruhani: Komplotet e Shtëpisë së Bardhë kundër Iranit kanë dështuar
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i99908-ruhani_komplotet_e_shtëpisë_së_bardhë_kundër_iranit_kanë_dështuar
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit thotë: "Të gjitha komplotet dhe planet e Shtëpisë së Bardhë, si një gabim i madh strategjik, për ta bërë  kombin dhe qeverinë iraniane që të dorëzohet, kanë dështuar 100%".
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 03, 2020 21:31 Europe/Tirane
  • Ruhani: Komplotet e Shtëpisë së Bardhë kundër Iranit kanë dështuar

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit thotë: "Të gjitha komplotet dhe planet e Shtëpisë së Bardhë, si një gabim i madh strategjik, për ta bërë  kombin dhe qeverinë iraniane që të dorëzohet, kanë dështuar 100%".

Hassan Ruhani, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të enjten në ceremoninë e përurimit të tre projekteve kombëtare në fushën e Ministrisë së Energjisë shtoi: Përurimi i këtyre projekteve, në një kohë kur sanksionet më të ashpra dhe të rënda janë vendosur kundër Iranit Islamik, tregon rezistencën dhe përpjekjet e zyrtarëve dhe mbështetjen e popullit. Kombi iranian nuk do t'i dorëzohet kurrë Shteteve të Bashkuara dhe planet e armiqve nuk mund ta ndalonin zhvillimin e vendit. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu deklaroi se plani i përdorimit të "Mekanizmit Moshe " u refuzua nga 13 prej 14 anëtarëve të pranishëm në takimin e Këshillit të Sigurimit të KB dhe shtoi: Një disfatë e tillë është e pashembullt në historinë politike amerikane dhe kjo humbje ishte për shkak të rezistencës së popullit iranian. Ruhani më tej iu referua çështjes së Koronës në Iran dhe shtoi: "Pavarësisht presioneve të shkaktuara nga sanksionet anti-iraniane të SHBA, populli iranian i rezistoi mirë virusit të rrezikshëm Korona duke ndjekur udhëzimet shëndetësore".