Përmirësohen 332 mijë të infektuar me virusin korona në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i99941-përmirësohen_332_mijë_të_infektuar_me_virusin_korona_në_iran
Ministria e shëndetësisë së Iranit njoftoi për vazhdimin e rrjedhës në ulje të numrit të të infektuarve dhe jetëve të humbura nga virusi korona, ndërkohë që numri i të shëruarve është rritur në 332 mijë njerëz.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 05, 2020 16:28 Europe/Tirane
  • Përmirësohen 332 mijë të infektuar me virusin korona në Iran

Ministria e shëndetësisë së Iranit njoftoi për vazhdimin e rrjedhës në ulje të numrit të të infektuarve dhe jetëve të humbura nga virusi korona, ndërkohë që numri i të shëruarve është rritur në 332 mijë njerëz.

Sima Sadat Lari, zëdhënëse e ministrisë së shëndetësisë së Iranit duke cituar statistikat më fundit të virusit korona në Iran deklaroi: Nga diagnostikimi i konfirmuar në 24 orët e kaluara 1 mijë e 894 njerëz janë infektuar me Covid-19 në Iran prej të cilëve janë shtruar 976 ndërsa pjesa tjetër është kuruar në urgjencë. Numri total i të infektuarve me Covid-19 në Iran ka arritur në 384 mijë e 666 njerëz. Sima Sadat Lari shtoi se në 24 orët e kaluara në Iran kanë humbur jetën 110 persona të prekur nga virusi korona dhe numri total i jetëve të humbura është 22 mijë e 154 njerëz. Zëdhënësja e ministrisë së shëndetësisë ndër të tjera tha se deri tani 332 mijë e 131 pacientë të infektuar me Covid-19 në Iran janë shëruar dhe liruar nga spitalet. Numri i të prekurve nga virusi korona në rang botëror është 27 milion njerëz, prej të cilëve 879 mijë kanë humbur jetën dhe mbi 19 milion janë shëruar.