Kamalvandi: procesi i studimit dhe prodhimit të centrifugave të reja shkon mirë
Zëdhënësi i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit e vlerësoi të mirë procesin e studimit dhe prodhimit të centrifugave të gjeneratës së re.
Behrouz Kamalvandi, zëdhënës i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, tha: "Brezi i ri i centrifugave në Iran, duke përfshirë IR 6, IR 8 dhe IR 9, janë duke u testuar mirë dhe tani janë në proces të përfundimit të hulumtimeve." Kamalvandi shtoi se këto centrifuga po bëhen gjithnjë e më efikase dhe nëse në të ardhmen e afërt merret një vendim për prodhimin industrial të këtyre makinerive, me besim mund të thuhet se do të jetë e mundur të sigurohet prodhim industrial i tyre. Zëdhënësi i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit gjithashtu iu referua raportit të fundit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe tha se Irani natyrisht pret që ANEA të mos shoh më nxjerrjen e raporteve paralele për masat mbrojtëse në të njëjtën kohë kur jepen raporte për marrëveshjen bërthamore. Raporti i drejtorit të përgjithshëm të ANEA lidhur me marrëveshjen e traktatit NPT me Iranin tregon për perspektivën konstruktive të marrëdhënieve të Iranit me ANEA. Deklarata e Teheranit tregoi se Irani nuk ka asnjë problemet me ANEA në fushat e bashkëpunimit dhe qasjes së bashkëpunimit.