Përmirësohen 336 mijë të infektuar me virusin korona në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i99978-përmirësohen_336_mijë_të_infektuar_me_virusin_korona_në_iran
Ministria e shëndetësisë së Iranit njoftoi për vazhdimin e rrjedhës në ulje të numrit të të infektuarve dhe jetëve të humbura nga virusi korona, ndërkohë që numri i të shëruarve është rritur në 336 mijë njerëz.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 07, 2020 17:41 Europe/Tirane
  • Përmirësohen 336 mijë të infektuar me virusin korona në Iran

Ministria e shëndetësisë së Iranit njoftoi për vazhdimin e rrjedhës në ulje të numrit të të infektuarve dhe jetëve të humbura nga virusi korona, ndërkohë që numri i të shëruarve është rritur në 336 mijë njerëz.

Sima Sadat Lari, zëdhënëse e ministrisë së shëndetësisë së Iranit duke cituar statistikat më fundit të virusit korona në Iran deklaroi: Nga diagnostikimi i konfirmuar në 24 orët e kaluara 2 mijë e 152 njerëz janë infektuar me Covid-19 në Iran prej të cilëve janë shtruar 1,116 ndërsa pjesa tjetër është kuruar në urgjencë. Numri total i të infektuarve me Covid-19 në Iran ka arritur në 388 mijë e 810 njerëz. Sima Sadat Lari shtoi se në 24 orët e kaluara në Iran kanë humbur jetën 117 persona të prekur nga virusi korona dhe numri total i jetëve të humbura është 22 mijë e 410 njerëz. Zëdhënësja e ministrisë së shëndetësisë ndër të tjera tha se deri tani 335 mijë e 572 pacientë të infektuar me Covid-19 në Iran janë shëruar dhe liruar nga spitalet. Numri i të prekurve nga virusi korona në rang botëror është 27 milion njerëz, prej të cilëve 893 mijë kanë humbur jetën dhe mbi 20 milion janë shëruar.