Takimi i këshillit të lartë të marrëdhënieve strategjike Iran-Turqi
Shtator 08, 2020 04:43 Europe/Tirane
Takimi i gjashtë i këshillit të lartë të bashkëpunimit mes Iranit dhe Turqisë do të mbahet sot me një uebinar në praninë e presidentit të Republikës Islamike të Iranit dhe atij të Turqisë.
Hasan Ruhani dhe Rexhep Taip Erdogan sot do të marrin pjesë në takimin e këshillit të lartë të bashkëpunimit mes Iranit dhe Turqisë ku do të diskutohet për hapjen e një faqeje të re të marrëdhënieve bilaterale. Irani dhe Turqia janë të vendosur për zgjerimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat sidomos ato ekonomike dhe tregtare. Rrugët e përballjes me virusin Korona, bashkëpunimet e përbashkëta dhe marrëdhëniet dypalëshe janë temat kryesore që do të diskutohen nga presidentit të Iranit dhe Turqisë.
Tags