Takimi i këshillit të lartë të marrëdhënieve strategjike Iran-Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i99987-takimi_i_këshillit_të_lartë_të_marrëdhënieve_strategjike_iran_turqi
Takimi i gjashtë i këshillit të lartë të bashkëpunimit mes Iranit dhe Turqisë do të mbahet sot me një uebinar në praninë e presidentit të Republikës Islamike të Iranit dhe atij të Turqisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 08, 2020 04:43 Europe/Tirane
  • Takimi i këshillit të lartë të marrëdhënieve strategjike Iran-Turqi

Takimi i gjashtë i këshillit të lartë të bashkëpunimit mes Iranit dhe Turqisë do të mbahet sot me një uebinar në praninë e presidentit të Republikës Islamike të Iranit dhe atij të Turqisë.

Hasan Ruhani dhe Rexhep Taip Erdogan sot do të marrin pjesë në takimin e këshillit të lartë të bashkëpunimit mes Iranit dhe Turqisë ku do të diskutohet për hapjen e një faqeje të re të marrëdhënieve bilaterale. Irani dhe Turqia janë të  vendosur për zgjerimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat sidomos ato ekonomike dhe tregtare. Rrugët e përballjes me virusin Korona, bashkëpunimet e përbashkëta dhe marrëdhëniet dypalëshe janë temat kryesore që do të diskutohen nga presidentit të Iranit dhe Turqisë.